“Kosova”, Meta: Rama, qëndrime skandaloze, avokati të ultranacionalistëve serbë

11 months ago 31
Reklamë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrime sipas tij tërësisht skandaloze që lidhen me Kosovën, që dëmtojnë Shqipërinë.

Në një reagim, Meta thekson se këto qëndrime të kreut të qeverisë shqiptare, shkojnë tërësisht në interes dhe bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serbë, që i nxisin këto tensione dhe konflikte.

“Kryeministri Edi Rama është shquar gjithmonë për qëndrime tërësisht skandaloze, të dëmshme dhe provokuese, të cilat jo vetëm që nuk reflektojnë qëndrimin që ka dhe që duhet të ketë Shqipëria dhe qeveria e saj, por përkundrazi janë qëndrime që shkojnë tërësisht në interes dhe bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serbë, që i nxisin këto tensione dhe konflikte.”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article