Kosova shfaq videot, Sveçla: Grupi terrorist u stërvit në bazat serbe, u tentua aneksimi i veriut

11 months ago 33
Reklamë
19:44 01/10/2023

Prishtina zyrtare përforcon akuzat ndaj Serbisë për sulmin ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Me anë të disa videove, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla akuzoi se grupi terrorist u stërvit në tokën e bazat serbe përpara se të sulmonte më 24 shtator në Banjskë.

“Serbia tha se vrasja e policit nuk ishte e munduar, por video dëshmojnë sulmin me kalibra të rëndë edhe pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku. Përgatitjet, trajnimi dhe ushtrimi janë bërë në territorin e Serbisë. Pamjet janë siguruar nga dronët e konfiskuar të grupit terrorist. Dokumenti që kemi publikuar ishte vërtetim që Ushtria e Serbisë e kishte dhënë gjithë armatimin”.

Për Sveçlën, Banjska nuk ishte i vetmi synim i tyre, por ankesimi i veriut të Kosovës.

“Plani ka qenë aneksimi i gjithë veriut të Kosovës. Dokumentet që kemi në dorë,  tregojnë planin e sulmit nga 37 pozicione në gjithë veriun e Kosovës”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke prezantuar video e stërvitjes theksoi se grupi është stërvitur për kohë të gjatë në territorin e Serbisë.

“Në videon e parë shihen resortet e hotel Grey që është pronë e Milan Radojçiçit. Bazuar në të dhënat e siguruara, rezulton se qendra e grupit terrorist ishte Kopaoniku, përkatësisht hapësira që është pronë e Milan Radojçiçit. Ushtrimet ushtarake janë mbajtur në një prej poligonet më të mëdha ushtarake të Serbisë, së paku 4 ditë para sulmit në Banjskë”.

Me tej ai theksoi polici Afrim Bunjaku u vra me një minë me dirigjim dhe se shumë nga armët e gjetura janë prodhim i ri i Serbisë, të cilat nuk mund të gjenden në tregun e zi. Ndërsa Sveçla shtoi se askush ka nuk ka negociuar me terroristet dhe se në këtë sulm nuk ishin 30, por mbi 90 terroristë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article