Kosova sot ditë zie, përcillet në banesën e fundit efektivi i policisë që u vra gjatë sulmit në Veri

11 months ago 17
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Kosova sot është në ditë zie, pas vrasjes së efektivit të policisë Afrim Bunjaku, gjatë sulmit terrorist në veri të vendit.

Mbrëmë fshati Samadrexhë i Vushtrrisë ka njoftuar se polici i vrarë do të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë.

“I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim.

Përveç Bunjakut, dje në Veri është plagosur edhe një polic ndërsa dy janë lënduar.

Ky sulm është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article