​Kosovë/ Më pak çifte të shkurorëzuara në vitin 2022 se një vit më parë

1 year ago 34
Reklamë

Në vitin 2022 janë regjistruar 2 mijë e 88 shkurorëzime në Kosovë.

Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në Prizren me 209 raste ose 10,0%, në Gjakovë janë regjistruar 172 raste ose 8,2% dhe në Ferizaj 145 raste ose 6,9%.

Në raportin për Statistikat e Shkurorëzimeve për vitin 2022 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet se shkurorëzimet e regjistruara brenda Kosovës janë më pak në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021 që ishin 2160.

“Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, te femrat dominonte mosha 25-29 vjeçare me 452 shkurorëzime, ose 21,6%, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 431, ose 20,6%”, thuhet në raport.

Ndërsa, mosha mesatare e personave të shkurorëzuar të regjistruar gjatë vitit 2022 ishte 29 vjeç.

Top Channel

Read Entire Article