Kosovë/ Përjashtohen veteranët nga paga minimale, reagon OVL–UÇK: Pushtet i paskrrupullt!

1 year ago 31
Reklamë

Ushtruesi i detyrës së OVL–UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për pagën minimale në Kuvendin e Kosovës.

Klinaku ka thënë se ashtu siç është njoftuar nga mediat, deputetët e këtij pushteti, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së.

Ai ka shkruar në Facebook se do të takohen me organet drejtuese dhe do të vendosin për hapat e mëtejmë.

“Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, ka shkruar Klinaku.

Top Channel

Read Entire Article