Kosovë/ Tatimi i pronave në Kushtetuese, AKK thirrje ministrit të Financave: Murati të mos bëhet gjykatës

1 year ago 19
Reklamë

Përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës i kanë bërë thirrje ministrit të Financave që mos ta merr rolin e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese por as mos të ofendon komunat.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi iu është përgjigjur deklaratës së ministrit të Financave, Hekuaran Murati, i cili e quajti “veprim të kotë” dërgimin e ligjit për tatim në pronë në Gjykatën Kushtetuese.

Ibrahimi tha se ministri Murati nuk duhet ta merr rolin e gjykatësit dhe të konstatojë nëse një veprim i tillë është i kotë apo jo.

Pasi iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e ligjshmërisë së Ligjit për tatimin në pronë, drejtues të Asociacionit thonë se kërkesës për ta dërguar ligjin për tatim në pronë të paluajtshme iu janë përgjigjur 29 komuna nga 35 gjithsej.

Asociacioni i Komunave të Kosovës pret që interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë pro shfuqizimit të këtij ligji. I pari i komunave të Kosovës, Sazan Ibrahmi për KosovaPress, tha se pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë pro shfuqizimit të këtij ligji.

Ibrahimi theksoi se dëmet që mund t’iu shkaktohen komunave me miratimin e këtij ligji mund të shkojnë deri në 30 milionë euro. Ai i bëri thirrje nivelit qendror që mos ta polarizojë shoqërinë kosovare.

Ibrahmi tregoi se i kanë pranuar shënimet nga 29 komuna të Republikës së Kosovës, por sipas tij, kjo nuk do të thotë që komunat tjerat nuk kanë dashur t’i dërgojnë ngaqë e kanë pasur kohën e kufizuar, dhe se zyrtarët komunal mund të kenë qenë në pushime.

Të premten është dorëzuar kërkesa për vlerësimin e ligjshmërisë së Ligjit për tatimin në pronë të cilin e kanë bërë drejtori ekzekutiv i Asociacionit, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj./ Kosova Press

Top Channel

Read Entire Article