Kourtney Kardashian dështoi disa herë përpara se të mbetej shtatzënë me Rockyn

3 months ago 8
Reklamë

Kourtney Kardashian zbuloi se kishte kaluar nëpër pesë cikle të dështuara IVF përpara se ajo dhe Travis Barker të prisnin djalin e tyre gjashtë muajsh, Rocky.

Ajo ndau lajmin personal në përgjigje të pyetjes së një fansi se si e gjeti ‘forcën për të vazhduar përpara’ mes vështirësive të saj.

“Unë ndalova pas një viti përpjekjesh (5 cikle të dështuara IVF) trupi im u relaksua dhe besova në planin e Zotit për jetën time”, shkroi themeluesja e ‘Poosh’ në Instagram.

Foto: Instagram

“Shumë lutje për çdo gjë që ishte menduar të ishte për ne”, vazhdoi ajo.

Duke inkurajuar fansen – e cila tha se kishin kaluar gjashtë raunde të IVF-së – Kardashian, 45 vjeçe, shtoi: “E di sa e vështirë është të ndihesh sikur nuk po përpiqesh, por të besosh në planin e Zotit dhe të thuash lutjet e tua është kaq e fuqishme. Gjithë të mirat”.

Foto: Instagram

Motra më e madhe e Kardashian dhe Barker, 48 vjeç, mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në nëntor 2023.

Çifti u martua në Santa Barbara, Kaliforni në maj 2022. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Read Entire Article