Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti Travis Barker, mirëpresin fëmijën e tyre të parë

11 months ago 46

Ylli i televizonit, Kourtney Kardashian thuhet se ka mirëpritur djalin e saj.

People ka raportuar se 44-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Travis Barker, 47-vjeçar, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Ka qenë një rrugë e gjatë për çiftin e famshëm pasi kaluan dy vite në përpjekje për të ngjizur fëmijën, shkruan DailyMail.

Kourtney provoi IVF disa herë dhe ajo nuk mbeti shtatzënë derisa më në fund ndërpreu të gjitha trajtimet në fund të vitit të kaluar. Veteranja e “Keeping Up With The Kardashians” ka thënë në të kaluarën se ajo mendon se të mbetet shtatzënë në mënyrë natyrale ishte ‘plani i Zotit’.

Themeluesja e “POOSH” vuajti gjithashtu nga një frikë. Në shtator ajo bëri një operacion të frikshëm në fetus për të shpëtuar jetën e foshnjës së saj të palindur.

Vetëm pak ditë para se të ndodhte lindja, Travis zbuloi publikisht se ai dhe Kourtney po planifikonin ta emërtonin djalin e tyre Rocky Thirteen Barker.

Duke u shfaqur në serialin “The Kardashians”, ai gjithashtu zbuloi se data e lindjes së Kourtney ishte afër festës së Halloween-it.

Duke hedhur “benzinë mbi zjarrin” e thashethemeve të lindjes, motra e Kourtney, Kylie Jenner, u pa jashtë spitalit të premten, ashtu si edhe vetë Travis.

Ky është fëmija i katërt për Kourtney pasi ajo tashmë ka tre fëmijë – Mason, Penelope, dhe Reign me ish-të dashurin Scott Disick, 40 vjeç. /Telegrafi/

Read Entire Article