Kreeu për 5 vjedhje të ndryshme, vihet në pranga 40-vjeçari në Tiranë

1 year ago 16
Reklamë

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autor i 5 vjedhjeve të ndryshme. Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari gjatë muajit gusht, ka kryer 5 vjedhje të ndryshme, 3 prej të cilave me dhunë. Sendet e vjedhura ai i dërgonte në dyqanin e një tjetër personi, i cili i shiste. Ky i fundit është arrestuar gjithashtu. U arrestuan Ardit Shehu (Jeton Nelku) dhe Ramadan Palushi.

Vjedhjet e kryera:  

– Më datë 02.08.2023, ka vjedhur sende personale në një automjet, në rrugën “Ali Demi”;

– Më datë 10.08.2023, i ka vjedhur me dhunë çantën një shtetaseje, në rrugën “Ali Demi”;

– Më datë 11.08.2023, ka vjedhur një ekran (monitor) në një biznes, në Rrugën e Elbasanit;

– Më datë 16.08.2023, i ka vjedhur me dhunë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje, në rrugën “Xhanfize Keko”, si dhe i ka vjedhur me dhunë aparatin celular një shtetasi, në Rrugën e Elbasanit.

Read Entire Article