Kremlini akuza ndaj Perëndimit: Ka mbyllur sytë ndaj ‘sulmeve terroriste’ të Ukrainës

1 year ago 28
Reklamë

Moska ka pretenduar se Perëndimi po refuzon të pranojë ato që i quajti “sulme terroriste” të Ukrainës brenda Rusisë. 

Dy persona u vranë këtë javë kur ndodhën shpërthime në urën që lidh Rusinë me Krimenë. 

Rusia ka akuzuar Ukrainën për përdorimin e dronëve detarë për të sulmuar urën, megjithëse Kievi nuk e ka marrë në mënyrë eksplicite përgjegjësinë. 

Sulme të shumta janë raportuar gjithashtu brenda Rusisë gjatë rrjedhës së luftës – disa prej të cilave kanë arritur deri në Moskë. 

Ndërsa Ukraina nuk ka thënë se qëndron pas ndonjë prej sulmeve, ekspertët besojnë se ka një mundësi të madhe që Kievi të jetë përfshirë. 

Disa nga sulmet brenda Rusisë i kanë bërë liderët perëndimorë të shqetësuar dhe ata i kanë kërkuar Ukrainës garanci që armët perëndimore nuk do të përdoren për të goditur brenda kufijve të Rusisë. 

Top Channel

Read Entire Article