“Kreshta të pastra”/ Asgjesohen 500 fidanë kanabis në Mat, shpallen në kërkim dy vëllezërit

1 year ago 14
Reklamë

Dy persona janë shpallur në kërkim, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi policia e Matit gjeti dhe asgjësoi rreth 500 fidanë kanabis.

Në kuadër të fazës së 5-të, të operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”, janë konstatuar në fshatin Madhesh, 453 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht shtetasit Xh.Gj., 58 vjeç; N.Gj., 52 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Madhesh. Vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Z.Gj., 64 vjeç, kryeplak i fshatit Madhesh dhe B.B., 47 vjeç, Inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article