Kreu i shoqatës së Veteranëve viziton drejtuesit e UÇK-së në Hagë

1 year ago 31
Reklamë

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku po qëndron në një vizitë dy ditore në Hagë, ku sot ka vizituar disa nga ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Përmes një mesazhi në Facebook, Klinaku tha se prapa atyre dyerve duhej të ishin pushtuesit serb, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar.

“Sot i vizituam çlirimtarët: Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Rexhep Selimi, Pjetër Shala e Kadri Veseli. Vizitat i vazhdojmë edhe nesër me: Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Hashim Thaçi. Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut. Janë më të fortë se kurrë, përballë këtyre sfidave dhe padrejtësive. Kanë shumë vizitorë nga Kosova e vende të ndryshme të botës, sepse populli i respekton si çlirimtarë”, ka shkruar ai.

Krasniqi, Mustafa, Selimi, Shala, Veseli, Haradinaj, Gucati dhe Thaçi, ish-përgjegjës të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, akuzohen për krime të pretenduara në pjesë të ndryshme të Kosovës, gjatë viteve të luftës.

Top Channel

Read Entire Article