Kreu i SPAK takim me zyrtarët e ambasadës së SHBA, Wisner shpreh vlerësimin për punën kundër krimit dhe korrupsionit

11 months ago 9
Reklamë

I Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA-ve, David Wisner ka zhvilluar një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.

Përmes një postimi në Faceboook ambasada e SHBA shprehet se Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm.

Gjatë takimit Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.

Postimi i plotë:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article