Krijohet këshilli i biznesit Shqipëri-Arabi Saudite: Do zgjerohet bashkëpunimi ekonomik mes 2 vendeve

7 months ago 13

Krijohet këshilli i përbashkët i biznesit mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, për të rritur shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. “Ne do të shikojmë nga afër mundësinë e bashkëpunimit për investim dhe krijimin e partneritetit mes dy vendeve mike.

Kemi shprehur gatishmëri për të qenë të pranishëm me investime në Shqipëri. Referuar takimeve ajo që del në pah është rëndësia e investimeve në fushën e turizmit dhe agrikulturës. Jemi duke parë të gjitha hapësirat dhe mundësitë për të investuar në sektor të ndryshëm të Republikës së Shqipërisë”, tha Ines Mucostafa.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua në Forumin Ekonomik Shqiptar-Saudit, me pjesëmarrjen e Ambasadës së Arabisë Saudite, ministrave dhe përfaqësues të dhomës së tregtisë së dy vendeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article