Kris Jenner flet për tradhtinë ndaj bashkëshortit: Pendimi më i madh!

10 months ago 14
Reklamë
10:43 26/10/2023

Familja Kardashian është përballur me situatat e tradhtisë dhe këtu nuk bën përjashtim as kryetarja e saj. Në episodin e 26 Tetorit të “The Kardashians”, Kris Jenner foli për tradhtinë e saj ndaj bashkëshortit Robert Kardashian, babai i Kourtney, Kim, Khloé, dhe Rob dhe e cilësoi “pendimin më të madh” të jetës.

Biseda e nisur nga episodi i shkuar kur Khloé po diskutonte ndarjen nga ish-i i saj, Tristan Thompson për shkak të skandaleve të tradhtisë, e pyet të ëmën për çfarë mendonte kur tradhtoi babain e saj në vitet ’80.

Jenner tha se vendimi i saj lidhet me të  qenurit “shumë e re dhe budallaqe”pasi  ishte vetëm 22 vjeçe kur u martua me Robert, i cili ndërroi jetë në vitin 2003. Ajo u shpreh se “nuk i kupton pasojat e veprimeve të tua” kur je në një marrëdhënie serioze në atë moshë.

Megjithatë, ajo nuk mund ta saktësojë arsyen e saktë pse ndiente nevojën për të vepruar në këtë mënyrë në martesën e saj. “Nuk e di sepse ai ishte baba dhe bashkëshort i mrekullueshëm. Mendoj se u gjenda në një situatë ku mendoja se bari ishte më i gjelbër diku tjetër dhe bëra një gabim të madh. ky është pendimi im më i madh në jetë”.

Jenner vijon me një rrëfim për marrëdhënien e tyre pas divorcit që u shndërrua në një miqësi të mirë, diçka që e bëri të pendohej për mënyrën si përfundoi martesa e tyre. Megjithëse pendohet për tradhtinë, Kris i thotë vajzës së saj se nëse nuk do divorcohej prej tij, nuk do kishte njohur Caitlyn Jenner dhe të lindte dy vajzat e vogla.

“E di, s’jam krenare për mënyrën si jam sjellë gjatë asaj kohe. Por e di çfarë? Çdo gjë ndodh për një arsye. Unë jetoj duke menduar se Zoti ka një plan dhe pa atë që ndodhi, Kendall dhe Kylie nuk do kishin lindur”.

Kryetarja e familjes së famshme ka folur për tradhtinë në librin e saj “Kris Jenner… And All Things Kardashian” për tradhtinë ku tregon se ishte 33 vjeçe kur takoi një 23-vjeçar me pseudonimin “Ryan”./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article