Kryebashkiaku i Himarës e padit për shpifje, studiuesi nxjerr videon e arrestimit të Fredi Belerit në 1995 nga policia greke

11 months ago 17
Reklamë

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka paditur për shpifje studiuesin Ardit Bido. Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale nga vetë Bido.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një përmbledhje të atyre se çfarë ka thënë për Belerin, ndërsa në fund të videon ka nxjerrë edhe momentin kur kryebashkiaku i Himarës, arrestohet nga policia greke. Sipas Bidos, arrestimi është bërë në vitin 1995. Mes të tjerash studiuesi thekson se ky është një fakt që mbështet se Beleri ka qenë i arrestuar.

Aktualisht Beleri ndodhet pas hekurave për blerje votash, ndërsa u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ku edhe u shpall fitues.

@arditbido1♬ original sound – Ardit Bido

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article