Kryeministri hungarez pranon ta takojë Zelenskyn

10 months ago 10

Viktor Orban ka folur sot në një konferencë ndërkombëtare për shtyp edhe për raportet mes Hungarisë dhe Ukrainës.

Udhëheqësi nacionalist hungarez tha se ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për të mbajtur një takim dypalësh.

Nëse do të ndodhë, ky do të ishte takimi i parë zyrtar dypalësh midis dy liderëve që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, raporton skynews.

Orban tha se Zelensky propozoi takimin në fillim të këtij muaji dhe sugjeroi që dyshja duhet të “negociojnë”. “I thashë se do të jem në dispozicion të tij. Duhet të sqarojmë vetëm një pyetje”, tha ai.

Lideri hungarez pohoi se presidenti ukrainas dëshironte të diskutonte ofertën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, të cilën po e kundërshton fuqishëm Hungaria.

Më herët, Orban gjithashtu u duk se dha një shpjegim se pse e bllokoi një paketë ndihme shumëvjeçare prej 50 miliardë eurosh për Kievin.

Udhëheqësi hungarez tha se paratë për Ukrainën nuk duhet të vijnë nga buxheti qendror i BE-së dhe do të ishte “një vendim i keq”. /Telegrafi/

Read Entire Article