Kryeministri Kurti: Sulmi terrorist, pjesë e planit për aneksimin e veriut. Do krijohej korridor me Serbinë

11 months ago 20
Reklamë
10:26 02/10/2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur edhe njëherë rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, si pasojë e të cilës mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Kurti tha se sulmi ishte pjesë e aneksimit të veriut. Ai shtoi se sulmi ishte koordinuar në 37 pozicione të ndryshme dhe më pas do të krijohej një korridor me Serbinë.

“Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Më pas do të krijohej një korridor me Serbinë për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar Kryeministri Kurti.

Based on confiscated documentation, @Kosovo_Police have confirmed that the terrorist attack was part of a larger plan to annex the north of Kosova via a coordinated attack on 37 distinct positions. Establishing a corridor to Serbia would follow, to enable supply of arms & troops.

— Albin Kurti (@albinkurti) October 2, 2023

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article