Kryeministri spanjoll dhe lideri separatist i Katalanonisë arrijnë pesë marrëveshje të reja

10 months ago 22

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez takoi presidentin separatist të krahut të majtë të Katalonisë, Pere Aragones sot në Barcelonë, duke realizuar takimin e tyre të parë zyrtar që nga qershori i vitit 2022.

Pavarësisht tensioneve midis Madridit dhe Barcelonës, partia separatiste e Aragonesit, ERC, mbështeti qeverinë e Sanchezit pas zgjedhjeve të fundit në këmbim të amnistisë për separatistët katalanas dhe më shumë autonomi rajonale.

Takimi i sotëm ka çuar përpara këtë bashkëpunim, pasi dy liderët arritën pesë marrëveshje të reja, raporton aa.

Një nga lëvizjet më të habitshme ishte njoftimi se Spanja do të miratojë një ligj të ri – gjuha katalonase do të bëhet gjuhë zyrtare në Spanjë, tha Sanchez.

Ata ranë dakord gjithashtu për të mbajtur takimin e katërt të të ashtuquajturës “tryezë dialogu”, e krijuar për të ulur tensionet si rezultat i dëshirës së Katalonisë për t’u ndarë nga Spanja.

Udhëheqësit ranë dakord gjithashtu t’i japin Katalonisë autoritetin për të menaxhuar pagesat e mirëqenies dhe shërbimet hekurudhore, si dhe për të promovuar së bashku një qendër të re të teknologjisë së gjysmëpërçuesve.

“Unë mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të çojmë përpara një marrëveshje që përforcon vetëqeverisjen e Katalonisë. Në këtë kuadër mund të flasim për shumë gjëra”, tha Sanchez.

Megjithatë, më herët gjatë ditës, Sanchez përjashtoi një referendum për pavarësinë në Katalonisë, diçka që Aragones e mbështet publikisht.

Duke folur për transmetuesin Rac1, Sanchez tha se jo vetëm që referendumi është “jokushtetues”, por do të ishte gjithashtu “kundërproduktiv”.

“Ne po përpiqemi të kapërcejmë dëmin që është bërë në të kaluarën”, tha Sanchez, duke iu referuar ngjarjeve rreth referendumit të paligjshëm të pavarësisë dhe shpalljes së njëanshme të dështuar të pavarësisë në vitin 2017.

“Nëse separatistët flasin vetëm për referendume, është vërtet e vështirë të ecim përpara”, shtoi ai. /Telegrafi/

Read Entire Article