Kryeministrja italiane në Beograd, serbët bënë një “ngatërrim” me flamujt e vendosur nëpër qytet

9 months ago 27
Reklamë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka qëndruar gjatë ditës së diel për vizitë në Beograd.

Dhe atje, në aeroport, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka pritur me një buqetë me lule dhe në shenjë mirëseardhjeje janë vendosur flamuj.

Megjithatë, në vend të atyre italiane, kishte një “ngatërrim”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Jery relno da su zbog dolaska Italijanke, duž autoputa pokačili mađarske zastave!?? pic.twitter.com/xYXweJISGm

— Édesem Grunfosz by PUB (@grunfology) December 3, 2023

Flamujt, siç veprohet gjithmonë gjatë ardhjes së zyrtarëve të huaj, u vendosën përgjatë autostradës dhe rrugëve kryesore të qytetit – ku në disa pjesë ka pasur një problem.

Dolazi nam Premijerka Italije, mentoli, ko god da je, okačili zastavu Mađarske.@avucic da li je stvarno moguće da tamo kod vas , po službama, protokolima, radi neko ko bar za ovo mozga nema…..aman. Blam blam.. pic.twitter.com/Yek6wVCtln

— Nataša Stojanović (@tashananana) December 3, 2023

Gjegjësisht, kombinimi i ngjyrave të flamurit italian dhe atij hungarez është i njëjtë, por në rastin e atij hungarez, ato janë horizontalisht, ndërsa në rastin italian, vertikalisht.

Flamuri i Serbisë është vendosur për së gjati, kështu që vijat nuk janë vendosur ashtu siç duhet (në këtë rast horizontalisht), gjë që rezultoi të ngjante me flamurin hungarez. /Telegrafi/

Read Entire Article