Kthehen në YouTube disa nga këngët e tij, reagon Fero: Mos më hyni në hak, respektojeni bindjen time

1 year ago 51
Reklamë

Ish-reperi, Fero javëve të fundit ka njoftuar se është larguar nga muzika për të iu përkushtuar fesë islame.

Që nga ajo kohë ai ka bërë reagime të ndryshme dhe postime që kanë habitur fansat e tij, mes tyre edhe ndryshimin e emrit nga Feronit, në Khattab.

Përveç kësaj ai vendosi që të fshinte të gjitha këngët e tij madje edhe bërë kërkesë që fansat të mos i dëgjojnë më.

Foto: Fero/Instagram

Por, së fundmi disa prej këngëve të tij janë rikthyer në kanalin e YouTube dhe kjo ka bërë që Fero të reagoi me një postim në Instagram.

Ai tha se këngët janë publikuar pa lejen e tij dhe ai ripërsëriti që ai është larguar nga muzika për ‘hir të Allahut’.

Foto: Fero/Instagram

“Miq të dashur e pash se disa persona kanë postuar disa këngë të cilat unë i kam kënduar në të kaluarën. Unë vetëm një gjë po dua t’ju them se ai i cili poston këngë të së kaluarës time nuk ia bëj hallall dhe do t’i kërkoj llogari te Allahu sepse unë jam larguar prej muzikës për hir të Allahut dhe më hyni në hak. Ju lutem që t’a respektoni bindjen time. Me respekt Khatabi(Fero)”, ka shkruar ai në postim.

Ndërkohë, Fero gjithashtu ditë më parë sqaroi se ai ka ndarë rrugët edhe me bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli. /Telegrafi/

Read Entire Article