Kunati i vrau motrën, flet vëllai i Liridonës: Ja kemi lënë në dorë drejtësisë

10 months ago 31
11:47 03/12/2023

KOSOVË – Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që u vra më 29 Nëntor në Prishtinë, ka folur para Gjykatës Themelore të Prishtinës pas përfundimit të seancës dëgjimore ndaj të dyshuarve për vrasjen e saj, bashkëshortit Naim Murseli që organizoi krimin, dhe dy bashkëpunëtorëve të tij

Vëllai i të ndjerës ka theksuar se Liridona është vrarë në mënyrë mizore dhe në formë makabre.

“Ajo ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet siç na tregoi që ishte e fortë. Ne po e përmbajmë veten sepse ajo nuk donte të na shihte të dobët. Atë ditë Liridona ishte në shtëpi tonë i thash mos shko rri, më tha po shkojë pak me fëmijë, u thash fëmijëve rrini me dajën, bile edhe fëmijët më thanë se ‘nuk do të vijmë derisa të vijë daja i madh nga Gjermania. Liridona shkoi, pasi ka mbërritur mirë në Prishtinë tha se do të shkojnë në Graçanicë me ngrënë bukë, unë kam qenë duke punuar, gruaja më ka thanë se e kanë vrarë Liridonën”.

Ai u shpreh se besojnë në drejtësinë e Kosovës dhe se ngjarjen ja kanë lënë në dorë drejtësisë.

“Nuk kemi asnjë kontakt dhe informacion me familjen e Naim Murseli, na kanë thënë se është edhe dy ditë e pame për motrën tonë kur kemi kontaktuar me ata pas arrestimit të Naimit, si i dyshuar. Babai im i ka thënë edhe dy ditë të pame i keni, mbane, nuk ka pasë dy ditë besë, nuk kemi thënë ashtu. Ne besojmë në drejtësinë e Kosovës dhe çdo gjë e lëmë në dorë të drejtësisë. Le të jetë Liridona rasti i fundit që është vrarë, mos të vritet më asnjë grua, asnjë nënë dhe asnjë motër e jona”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article