Kuqezinjtë shkëlqejnë me skuadrat

10 months ago 20
12:32 26/11/2023

Cikalleshi e Seferi gola me vlerë fitoreje, Muçi thyen ‘mallkimin’ dy mujor

Rikthimi te klubet respektive ka rezultuar i suksesshëm për futbollistët e kombëtares shqiptare. Pas kualifikimit  në Euro2024, reparti i sulmit ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar gola me tepër peshë.

Ernest Muçi gjeti golin pas dy muajsh, në barazimin 2-2 që Legia regjistroi ndaj Ëarta. 22-vjeçari realizoi golin me vlerën e një pike për skuadrën kryeqytetase, për të vulosur performancën perfekte.

Muçi i zgjedhur si titullarë u vlerësua si më i miri i takimit me notën 8.5. Ndërsa, 6 minuta u rezervuan për mesfushorin shqiptar, Jurgen Çelhaka. Ky ishte goli i katërt në kampionat për Muçin dhe i teti në total në të gjithë kompeticionet.

Konyaspor largohet nga zona e ftohtë e renditjes falë Sokol Cikalleshit. Sulmuesi 33-vjeçar hyri nga stoli për të zhbllokuar takimin në fitoren 2-0 përballë Kasimpasa. Vetëm 3 minuta në fushë dhe Cikalleshi gjen golin e pestë sezonal me skuadrën turke.

Bomberi kuqezi gjeti koordinatat e topit të hedhur nga e majta për të tundur rrjetën. Kavajasi ka shërbyer dhe dy asiste për shokët e ekipit, duke qenë lideri i ekipit që militon në Superligë.

BaniYas vuan por në fund ia del për të marrë fitoren me protagonist, Taulant Seferi. 27-vjeçari shënoi golin e vetëm në transfertën e Hatta, në një takim të luajtur me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të sfidës.

Seferi shënoi në limitet e kohës shtesë pas një lëvizje të bukur individuale për t’i dhënë kështu fitoren skuadrës që mban mesin e tabelës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Goli i katërt sezonal për Seferin, i treti në 8 ndeshje të kampionatit. Ish-lojtari i Tiranës ishte lojtari më i mirë në fushë, vlerësuar me notën 8.1.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article