Kur do të “afrohet” Kosova me BE? Përgjigjen Von der Leyen dhe Varhelyi: Ne jemi të qartë për kërkesat tona, rruga europiane kalon vetëm përmes…

10 months ago 21
Reklamë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë konferencës për mediat në Bruksel u pyet se kur do të ketë një rekomandim edhe për Kosovën për të marrë statusin e vendit kandidat drejt BE.

Ajo u shpreh se kërkesat për Kosovën janë të qarta dhe se duhet që të zbatohet marrëveshja e asociacionit.

“Mendoj se është me rëndësi për Kosovën që ky vend ka qëllim kryesor për anëtarësim në BE. Ne jemi të qartë se çfarë presim nga Kosova. Kemi diskutuar me zbatimin e marrëveshjes për asociacionin. Nëse e shikojmë Kosovën dhe Serbinë, me rendësi për ne që t’i japim secilit vend mundësinë të ecin, por për të  mos i lidhur shumë bashkë.

“Për Kosovën rruga europiane kalon përmes një dialogu të suksesshëm”, u shpreh nga ana tjetër Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article