Kur një grua zbuloi se vajza e saj do të lindte trenjakë, reagimi pushtoi internetin

1 year ago 23
Reklamë

Shtatzënia Rachel Flom, e cila tashmë ka një vajzë dyvjeçare, ka vendosur t’i tregojë nënës së saj se është në pritje të trenjakëve.

Bashkëshorti i saj, Jordan, filmoi gjithçka dhe videoja e reagimit të gjyshes, të cilën e postuan më pas në Instagram, u bë shpejt virale dhe pushtoi internetin.

Momenti i adhurueshëm kur influencuesja i tha mamasë së saj lajmin e lumtur ka mbi 12 milionë shikime në Instagram, dhe në video mund të shohim Rachel duke treguar fotot në laptopin e saj.

“A vini re ndonjë gjë të pazakontë?”, pyeti ajo nënën e saj, e cila nuk mund ta besonte se së shpejti do t’i bashkoheshin familjes së tyre edhe tre anëtarë të vegjël, tre djem.

Reagimi emocional është i vështirë për t’u përshkruar me fjalë.

Siç shpjegojnë ekspertët, probabiliteti i lindjes së trenjakëve identikë të konceptuar natyrshëm është një në 200 milionë. /Telegrafi/

Read Entire Article