Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO i shërben paqes dhe sigurisë së rajonit

2 months ago 8
Reklamë

“Asgjë nuk i shërben paqes dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës sa anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike”.

Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti në një video-adresim në Internacionalen Socialiste, që është organizim i partive të majta.

Sipas tij, sa më shumë që integrohen qytetarët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës, aq më të vështirë e ka Serbia që ta arrijë te vizioni i saj për zgjerim territorial, shkruajnë mediet e Kosovës.

“Vetëm vitin e kaluar Serbia i kidnapoi tre policë prej brenda kufijve tanë dhe më 24 shtator bëri sulm terrorist që vrau një polic, me qëllimin përfundimtar që ta aneksojë pjesën veriore të territorit tonë….”.

Yesterday I delivered a virtual address to the @Soc_Intl meeting in Bucharest, led by International Socialists’ Chairman & Spanish Prime Minister @sanchezcastejon and Romanian Prime Minister @CiolacuMarcel, on the occasion of the establishment of the SI Europe Committee.

In my… pic.twitter.com/65gD9Xk3ew

— Albin Kurti (@albinkurti) July 7, 2024

“Jemi të përkushtuar fort në vlerat dhe idetë që i përshkojnë këto organizata dhe nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në Ballkan Perëndimor dhe Evropë sesa anëtarësimi i Kosovës”, ka deklaruar mes tjerash kryeministri Kurti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article