Kurti foli për normalizim të Veriut, Vuçiç: Pres shumë presione për Kosovën, muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë

1 year ago 28
Reklamë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zgjedhur të presë në heshtje formimin e Qeverisë së Malit të Zi, për të parë se si do të zhvillohen gjërat dhe më pas do të komentojë.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mesazhi dërgon fakti se “në Qeverinë e re të Malit të Zi nuk do të ketë përfaqësues të serbëve, por vetëm përfaqësues të partisë së Milo Gjukanoviçit”, Vuçiç tha se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Malit të Zi, raporton RTS.

Ne do të merremi me çështjen e popullit tonë dhe aktiviteteve politike, por së pari duhet të formohet një qeveri. Ne e respektojmë Malin e Zi, e vlerësojmë dhe do të presim të shohim se si do të shkojnë gjërat, pastaj do të komentojmë“, tha Vuçiç nga turneu i punimeve për rindërtimin e plotë të urës mbi lumin Mllava në Petrovac.

I ndalur tek situata në Kosovë, shumë ndryshe nga Kurti i cili foli për një normalizim të gjendjes në Veri, Presidenti serb u shpreh se asgjë nuk do të jetë e lehtë në muajt në vazhdim dhe se pret shumë presione.

Më duket se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe pres shumë presione, kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve për Kosovën dhe Metohinë nga ata që janë të pamjaftueshëm përgjegjës dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve”- tha Vuçiç, duke shtuar se: “Por kur sheh sa probleme të tjera ka në botë, është mirë kur mund të ndërtosh dhe punosh dhe të sigurosh një të ardhme të tillë për fëmijët tanë.”

Top Channel

Read Entire Article