Kurti: Kosova në strukturat euroatlantike, përgjigje ndaj kërcënimeve nga Serbia!

6 months ago 8
Reklamë

Kosovës duhet t`i jepet një shtysë drejt integrimit europian edhe si përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë që vijnë nga Serbia, deklaroi kryeministri i saj Albin Kurti gjatë konferencës “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euroatlantik”, ku e përshkroi Serbinë si një “regjim autokratik”.

Me këtë arsyetimin, sipas tij, duhet të përdoret e njëjta qasje që Bashkimi Europian dhe NATO patën ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022. BE-ja dhe NATO-ja iu përgjigjën drejt pushtimit rus të Ukrainës duke pranuar në aleancë Finlandën dhe Suedinë dhe duke i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, kujtoi Kurti. “Nevojitet një lëvizje e njëjtë edhe me Kosoven, duke i dhënë asaj statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, argumentoi ai.

Gjatë dy vjetëve të qeverisjes së tij, Serbia, siç kujtoi Kurti, solli katër herë ushtrinë e saj në kufi me Kosovën, “sponsorizoi terroristë dhe vazhdimisht shpërndanë gënjeshtra dhe narrativë të rremë për të justifikuar aktet agresive ndaj Kosovës dhe rajonit”. Deklaratat e tij ishin referencë ndaj tensioneve të rritura në disa raste mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë ngritje barrikadash në veriun e Kosovës nga serbët lokalë për shkak të disa vendimeve të Qeverisë në Prishtinë, por edhe për një sulm të armatosur të një grupi serbësh ndaj Policisë së Kosovës.

Sulmi në Banjskë të Zveçanit në shtatorin e kaluar la të vrarë një polic të Kosovës dhe gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova për sulmin në Banjskë, që e cilëson terrorist, fajësoi Beogradin që ka vazhduar të këmbëngulë se nuk ka gisht në atë ngjarje.

Top Channel

Read Entire Article