Kurti mirëpret vendimin e NATO-s: Na duhet mbështetje sepse kufiri me Serbinë është i gjatë

11 months ago 37
Reklamë
19:46 29/09/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë.

Sipas Kurtit, sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 Shtator ilustron përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, me ndihmën e aleates së saj, Rusisë.

“Këta persona duan ta kthejnë kohën pas. Ata janë në kërkim të një makine për kthimin e kohës. Ata duan ta kthejnë kohën për 30 vjet pas. Por, kjo nuk do të ndodhë. Ne na duhet NATO-ja sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe së fundi po forcon kapacitetet e saj dhe ata kanë shumë pajisje ushtarake, si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina”, tha Kurti duke folur për mediat e huaja.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article