“Kurti po bën terror ndaj serbve”/ Kundërshtohet vendimi për “mbrojtjen civile” dhe “brigadën e veriut”

1 year ago 34
Reklamë

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, e ka konsideruar vendimin e qeverisë për shpalljen si organizata terroriste të grupeve “mbrojtja civile” dhe “bridgada e veriut”, si plan i kryeministrit Kurti për të vijuar terrorin politik.

Sipas kësaj partie, ky vendim tregon që Albin Kurti është i interesuar vetëm për përshkallëzim të situatës e jo qetësim të saj, siç ndërkombëtarët kanë kërkuar.

Lista serbe iu bëri thirrje sërish misioneve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, KFOR-it dhe EULEX-it që të vendosin menjëherë forcat e tyre në veri për të parandaluar, sipas tyre, planin djallëzor të Kurtit.

Më herët, autoritetet në Kosovë kanë sqaruar se vendimi për shpalljen e këtyre dy organizatave si terroriste, nuk do të prekë askënd që mund të ketë kryer vepra penale para këtij vendimi.

Read Entire Article