Kurti-Vuçiç takohen në shtator? Lajçak bisedon me kryeministrin e Kosovës

1 year ago 18
Reklamë

Bisedimet mes Kosovës e Serbisë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve mes tyre do të risnisin në fillim të muajit të ardhshëm.

Në shtator pritet gjithashtu të ketë një takim të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian bazuar  në deklaratën e tre qershorit.

Kështu ka deklaruar  dërguari i Posaçëm Miroslav Lajçak, i cili u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në samitin e Bled në Slloveni.

Deklarata e 3 qershorit e liderëve të Bashkimit Evropian ka të bëjë me kërkesat kyçe të bllokut për Kosovën dhe Serbinë për uljen e tensioneve.

Read Entire Article