Kush është shqiptari që qëndron prapa hiteve të Drake dhe shfaqjes së reperit me flamurin kuq e zi në klipin e “Polar Opposites”?

10 months ago 49

Reperi me famë botërore, Drake u dhuroi shqiptarëve një befasi të papritur për festën e 28 Nëntorit.

Pas publikimit të këngës “Polar Opposites” që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, ku reperi kanadez përmendi Prishtinën, të njëjtën ai e solli me videoklip një ditë pas Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, më 29 nëntor.

Përgjatë gjithë klipit, rap-artisti shfaqet i veshur me një xhaketë të kuqe, me simbolin kombëtar shqiptar – shqiponjën të stampuar në shpinë.

Foto: Gent Memishi/Instagram

Kjo ngjalli reagime tek fansat e tij shqiptarë dhe jo vetëm, ndërsa ngriti pikëpyetje se çfarë qëndronte prapa promovimit të Shqipërisë dhe Kosovës nga reperi 37-vjeçar.

Por, ky ndikimi del të jetë nga një prej producentëve të Drake, Gentuar Memishi, një shqiptar nga Kosova që prej kohësh punon me emrat më të njohur të muzikës në botë.

Foto: Gent Memishi/Instagram

Përveç “Polar Opposites”, Genti ka realizuar edhe hitet e tjera të Drake si bashkëpunimin e tij me 21 Savage’s – “Privileged Rappers”, “Calling For You” dhe “What Would Pluto Do”.

Memishi numëron suksese edhe me artistët e tjerë ndërkombëtar si ajo me reperi amerikan Kanye West për këngën “Ok ok” nga albumi “Donda”.

Arritjet e Gentit përfshijë gjithashtu bashkëpunimet me emrat e famshëm si: Lil Yachty, Doja Cat, Lil Yachty, Ty Dollar Sigh, Wiz Khalifa, J. Cole, DaBaby, “City Girls” e shumë të tjerë.

Por puna e tij padyshim nuk ndalet këtu, fal talentit dhe përkushtimit të tij në të ardhmen do të mund të shohim edhe të tjera projekte gjigante nga producenti shqiptar. /Telegrafi/

Read Entire Article