“Kush po i rruan lekët?”, Korreshi thirrje qeverisë, nuk harron batutat: Mos shkoni te fermerët për ‘selfie’. Ne lushnjarët jemi si të trembur vetë, ndaj…

11 months ago 11
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Deputeti i PD Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit e ka vënë sërish theksin tek bujqësia dhe fermerët dhe problemet me të cilat ata përballen.

Ai nuk i ka kursyer ironitë me qeverinë kur tha se përfaqësues të PS kanë shkuar dhe kanë takuar fermerët , por kanë bërë vetëm “selfie” dhe nuk janë interesuar për problemet reale.

“Mirë do ishte mos të kishin vajtur ata (fermerë) të PS, të kishin dalë dhe nga anët tona, se ka njerëz që jetojnë në këtë shtet dhe që nuk janë nga PS. Ka tre ditë që fermerët dalin në arë për selfie dhe nuk vaditet toka. Prapë se prapë nuk po i shesin dot, dhe grurin dhe misrin. O na tregoni si ndodh që kur bën selfie të ecë situata, ose nuk kemi gjë në terezi. Akoma grurin e kemi nëpër magazinë, nuk është shitur sepse duhet të pyesni sa është kuintali. Iku gruri erdhi misri… Pyesin nga Lushnja, ore kush i mori këto subvencionet?

Pse u ndanë tollonat e naftës vetëm një ditë para zgjedhjeve, ka dhe një kallëzim nga unë për këtë? Verifikojeni! Bujqësia është në ditën e saj më të zezë. U ftoj të dilni një ditë me mua që të shikoni situatën.

Dhe këto inputet nga Tirana, po si ka mundësi që si fiton një lushnjar?!…  Dhe një këshillë për ministrin e Lushnjes, tani që u bë Ministër (i referohet Taulant Ballës), se ne jemi si të trembur vetë, ne nga Lushnja, nuk ka nevojë të na bërtisni me policë rrugëve”, tha ai.

Duke replikuar me deputetin e PS, Erion Braçen, ai tha se PD ka kërkuar një komision hetimore, për të kuptuar “se kush i ka rruajtur lekët”.

“Ka një 12 vjet që po rruhen lekët dhe nuk është derdhur asgjë në buxhetin e shtetit…. kemi kërkuar një komision ne, të shohim sa lushnjarë dalin aty mo aman, të shohim kush ka marrë naftë dhe kush jo”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article