Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, shqyrtohen kërkesat e opozitës për dy komisionet hetimore

11 months ago 14
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku në rendin e ditës janë disa projektligje dhe projektvendime. Kështu, sipas rendit të ditës të miratuar Kuvendi i nis diskutimet me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë” për të vijuar me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për asistencën sociale”.

Në rendin e ditës janë edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së financimit me KE në lidhje me programin vjetor kombëtar për Shqipërinë për vitin 2020 në kuadër të instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit, IPA II.

Po ashtu, në rend dite janë disa ndryshime në nënkomisionin për zhvillim të qëndrueshëm si dhe në vendimin për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e sekretariateve të Kuvendit.

Pikë tjetër është projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave Personale në Bazat e të Dhënave Shtetërore”, si dhe projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Kontratat Publike në Sektorin e Shëndetësisë”.

Po sot Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me një letër dërguar kryetares së parlamentit i kërkoi Kuvendit të fusë në rendin e ditës projektvendimin për rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në shkresë, Bardhi argumenton faktin se në seancën e datës 21 shtator, është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën e radhës, gjë që nuk është reflektuar nga kryetarja e Kuvendit.

Gazmend Bardhi thotë se rishikimi i përbërjes se Komisionit të Reformës është domosdoshmëri, pasi për më shumë se 1 vit nuk është bërë asnjë punë dhe disa anëtarë sot nuk janë me deputetë, për shkak të heqjes dorë nga mandati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article