Ky është kandidati më i pazakontë për president të Amerikës – çka e bënë të veçantë sfiduesin e Bidenit dhe Trumpit

5 months ago 3
Reklamë

Një burrë nga shteti amerikan i Teksasit ndryshoi emrin në Literally Anybody Else (Fjalë për fjalë kushdo tjetër) dhe shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Else postoi patentën e shoferit të Teksasit në faqen e fushatës në Facebook, duke dëshmuar se ai me të vërtetë kishte ndryshuar emrin në “Literally Anybody Else”.

Else, më parë Dustin Ebey, punon si mësues matematike në zonën e Fort Worth dhe është një veteran ushtarak.

“Amerika nuk duhet të ngecë në zgjedhjen midis ‘Mbretit të borxhit’ (siç deklaroi vetë Trump) dhe një 81-vjeçari”, shkruhet në faqe. Kjo i referohet ish-presidentit, Donald Trump dhe presidentit actual, Joe Biden, të cilët fituan nominimet e partive të tyre.

Megjithatë, shpallja e një kandidature për zgjedhjet presidenciale është e thjeshtë, por disi më e ndërlikuar të dalësh realisht në fletëvotim.

Else duhet të mbledhë 113,151 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në Teksas, të cilët nuk votuan në zgjedhjet kryesore në fillim të këtij muaji, dhe kjo është vetëm në Teksas.

Çdo shtet federal ka kërkesa të ndryshme për kandidaturën zyrtare.

Megjithatë, Else mund të regjistrohet si një kandidat i ashtuquajtur “me shkrim”, në mënyrë që emri i tij të mos jetë në fletëvotimet, por votuesit mund ta shkruajnë atë dhe kështu të votojnë për të.

Ndryshe, fushata e Else fitoi vëmendje mbarëkombëtare dhe u mbulua nga disa media kombëtare. /Telegrafi/

Read Entire Article