Ky është momenti i frikshëm kur Rusia lëshon “nënën e të gjitha bombave” në mes të qytetit ukrainas (VIDEO)

2 weeks ago 30

Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon momentin e frikshmë kur një bombë ruse shpërthen në mes të qytetit Vovchansk, në verilindje të rajonit të Kharkiv-it.

Sipas raportimeve në kanalet e “Telegram” kjo bombë është ODAB-9000, e konsideruar si bomba më e madhe jo-nukleare me një ngarkesë prej 9,000 kilogramësh eksploziv.

Qyteti, edhe para hedhjes së bombës, ngjan si një skelet, i shkatërruar nga luftimet e ashpra.

Megjithatë, disa të tjerë pretendojnë se bomba ishte ODAB-3000, termobarike.

Ushtria ukrainase thotë se bomba nuk është DOAB-9000 pasi një bombë e tillë kërkon avion strategjik për t’u hedhur, dhe radarët nuk kanë kapur lëvzjet e asnjë avioni mbi këtë zonë.

Russia reportedly used massive FAB-9000 aerial bomb in Vovchansk.

It weighs 9,000 kg. pic.twitter.com/RzGIYs5ESb

— Clash Report (@clashreport) October 2, 2024

Read Entire Article