“Ky sot është turp albanofobie”, Berisha: Po kërkojmë debat për Kosovën, siç e bëri PE. Reagon Spiropali: Ne i kemi dale zot Prishtinës

11 months ago 11
Reklamë

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti një seancë turpi dhe albanofobie këtë të sotmen në Kuvend, kur opozita ka kërkuar debat dhe miratimin e një projektrezolute për Kosovën pas ngjarjeve në veri të saj. 

Sali Berisha: Kjo është një seancë anti-shqiptare. Këta shtrojnë tezën se ne po shfrytëzojmë Kosovën. çfarë po kërkojmë ne këtu? Rezolutën dhe debatin për Kosovën që PE e bëri dje. Kush duhet të ishte Parlamenti që duhet të reagonte më shpejt? A nuk duhet të ishte Parlamenti i Shqipërisë? Edi Rama nuk e lejoi dhe shtroi në Tiranë tezat e Vuçiç. Rama deklaroi në Financial Times se “veriu i Kosovës nuk është toka e askujt”. Ministri i Sholtz tha se Vuçiç dërgoi trupat në Kosovë njësoi si Putin në Krime. çfarë shqiptarësh jeni ju që mbroni këto qëndrime? çfarë po keqpërdorim ne këto për qëllimet tona? Po kërkojmë debatin për Kosovën që PE e bëri 3 ditë para nesh. Po kërkojmë të dënojmë deklaratat e Ramës që janë të diktuara nga Beogradi. çfarë duam të përfitojmë ne këtu? Ky sot është turp albanofobie. 

Elisa Spiropali: Jemi ata shqiptarë që nuk kandidojmë irrendentistë në bashkitë e vendit. Ne jemi ata shqiptarë që do presim samitin e Berlinit në mes të Tiranës, ne jemi ata shqiptarë që i kemi dalë për zot Kosovës në Këshillin e Sigurimit. Ne jemi ata shqiptarë që nuk i kemi shitur naftë Jugosllavisë kur luftonte në trojet e ish-Jugosllavisë dhe njerëz po vriteshin ata. Jemi ata shqiptarë që i kemi qëndruar interesit kombëtar në çdo kohë. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article