Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet dalin për herë të parë bashkë në publik

1 year ago 24
Reklamë
09:59 05/09/2023

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet nuk fshihen më. Dyshja, për të cilën thuhet prej disa kohësh tashmë se janë në një lidhje janë parë së bashku në koncertin e Beyonce në Los Anxheles.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, biznesmenia 25-vjeçare dhe aktori 27-vjeçar duken mjaft rehat me njëri-tjetrin ndërsa edhe flirtojnë.

Gjatë bisedës së tyre, Chalamet tymos cigare kurse Kylie në një moment qesh me të madhe nga diçka që ai i thotë.

“TMZ” ka raportuar fillimisht për lidhjen  e tyre e cila ka nisur prej muajit Prill. Çifti nuk ka bërë dalje të përbashkëta publike më parë dhe po e shijojnë gjithçka në privatësi./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article