19:08 28/08/2023
Skuadra barazoi 3-3 me Erzenin në ndeshjen e parë
Sezoni i ri i Superligës prodhoi “viktimën” e parë. Klubi i Laçit shkarkoi trajnerin Stavri Nica pas barazimit 3-3 me Erzenin.
Në një postim në rrjetet sociale klubi shkruan se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin duke e konsideruar zhgënjyes rezultatin e ndeshjes së parë të sezonit.
Superliga është një nga kampionatet ku jetëgjatësia e trajnerëve në pankinë është nga më të ulëtat.
Tv Klan
Të ngjashme