Lajçak kujton porositë dhe paralajmëron takime të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë: Koha për të çuar para integrimin!

9 months ago 27
Reklamë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se po përgatitet për diskutime të ndara me kryenegociatorët që do të zhvillohen në vijim, duke thënë se “është koha për të çuar para integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”.

Ai ka shkruar në Facebook të dielën se edhe anëtarët të Bundestagut gjerman i ka informuar për dialogun dhe hapat e ardhshme, derisa ka theksuar se u është mirënjohës “për mbështetjen e fortë”. “Është koha për të shfrytëzuar mundësinë për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Të premten u takova me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill. Është gjithmonë e dobishme të krahasoni shënimet dhe të planifikoni hapat e ardhshëm. I jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes SHBA-së e BE-së në dialog”, ka thënë Lajçak.

Ndërsa, nënshkrimin e kontratës mes KEDS-it dhe Elektroseverit për zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, i dërguari i BE-së e quajti lajm të mirë “në rrugën e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article