Lajçak pro heqjes së masave të BE ndaj Kosovës

11 months ago 19
Reklamë
19:59 06/10/2023

“Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vijojë”

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak gjatë forumit 2BS në Budva ka paralajmëruar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar. Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes”, tha Lajçak.

Ai shtoi se pas ngjarjes së 24 shtatorit në Banjskë, në rajonin e Ballkanit ekziston frika se mund të ringjallen fantazmat e së kaluarës dhe se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article