Lajçak rikthehet në Prishtinë/ Takime me Osmanin dhe Kurtin për uljen e tensioneve

1 year ago 36
Reklamë

I dërguari i Posaçëm për dialogun Miroslav Lajcak është rikthyer në Prishtinë për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për shtensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht Lajcak u takua me komandantin e KFOR Michele Ristuccia me të cilin diskutoi zhvillimet e fundit dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në mbështetje te dialogut të lehtësuar nga BE.

Pas kësaj, Emisari i unionit u prit nga presidentja Vjosa Osmani.

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVËS

“Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t’i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Grupet kriminale dhe individët që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë.”

Lëvzje diplomatike ka patur edhe në Beograd. Kryeministrja serbe Ana Brnbiç vizioti sot Brukselin ku u takua me krerët e Komisionit dhe Këshillit Europian, Ursula von Der Leyen dhe Charls Michel.

E pyetur nga mediat për rikthim në dialog me kosovën, Brnabiç ka thënë se pwrgjegjwsinw e ka Prishtina, teksa ka bërë thirrje për lirimin e qytetarëve serbë të arrestuar në Kosovë, sipas saj, padrejtësisht.

Read Entire Article