LAJM I FUNDIT/ Konflikti te Kepi i Rodonit, lirohet ish-deputeti Mark Frroku

10 months ago 44
Reklamë

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Detyrim paraqitje” për 8 të arrestuarit në konfliktin e ndodhur të dielën në “Kepin e Rodonit” në Durrës, përfshirë dhe ish-deputetin Mark Frroku.

Arrest me burg në mungesë u dha vetëm për shtetasin Besnik Toma, kushëririn e ish-deputetit Frroku, i cili dyshohet se është personi që qëlloi në ajër me armë zjarri. Prokurori Gezim Veizi kerkoi qe te konsiderohej i ligjshem arrestimi dhe kerkoi si mase sigurie detyrim paraqitje per shtetasit Bajram Kaculi, Erion Reka, orion Reka, Ylli Reka (banore te zones), si dhe per Mark Frrokun, Antonio Lazari, Martin Lazari dhe Pal Doda (perfaqesues te kompanise te pajtuar nga Kisha Franceskane per kryerjen e rrethimit te parceles se tokes. Prokurori kerkoi arrest ne burg per shtetasin Besnik toma i cili dyshohet se ka qelluar me pistolete. Kerkese qe u pranua edhe nga gjygjtarja Entela Shedula.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article