LAJM I FUNDIT/ SPAK kërkon 5 vite burg për Rexhep Rapin

1 week ago 30
Reklamë

SPAK jep pretencën për Rexhep Rapin i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e krimeve ne policinë e shtetit Dedan Gjoni. Per Kep Arapin Spak kerkon denimin e tij me 7.6 vite burg por per shkak te gjykimit te shkurtuar u kerkua denimi me 5 vite heqje lirie, per Algert Rapin nga 7.4 vite burg u kerkua denimi me 4.8 vite heqje lirie. E njejta kerkese u lexua nga SPAK ne pretenc edhe per Dedan Gjoni ish shefin e krimeve ne komisariatin nr e 6 dhe Dejvi Gjermenin per te cilet po ashtu u kerkua denimi me 4.8 vite burg me gjykim te shkurtuar. Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.Ky hetim i SPAK nisi mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë.

vijon/…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article