Lazio e Fiorentina nuk falin, dy skuadrat parakalojnë Juventusin, Roma del nga kriza

2 weeks ago 38

Fiorentina dhe Lazio parakaluan Juventusin në klasifikimin e kampionatit italian pas mbylljes së ndeshjeve të javës së 10. Toskanët janë në një moment forme të shkëlqyer. Këtë herë viktima e Fiorentines ishte Xhenova.

Golin e suksesit të miqve e shënoi Robin Gosens në minutën e 71. Suksesi e ngjit Fiorentinen në kuotën e 19 pikëve në vendin e tretë bashkë me Atalantën dhe Lacion. Këta të fundit mundën thellë 5 me 1 në transfertë Komon.

Kastelanos dhe Pedro shënuan në pjesën e parë për bardhekaltërit. Në pjesën e dytë ekipet mbetën me 10 lojtarë, por Lacio vijoi të dominonte duke shënuar edhe tre herë të tjera me Patrik, Kastelanos dhe Çauna.

Kthehet tek suksesi  edhe Roma e cila mundi Torinon 1 me 0 në fushën e vet. Tre pikët u siguruan nga goli i Paolo Dibales në minutën e 20.

Suksesi e çon skuadrën verdhekuqe në kuotën e 13 pikëve në renditje, duke larguar për momentin edhe hijet e shkarkimit të mundshëm të trajnerit Ivan Juriç. /vizionplus.tv

Read Entire Article