LDK kërkon kryeministrin/ Analisti: Ja pse një koalicion me VV-në nuk do të ishte i suksesshëm

2 hours ago 17

Derisa pak muaj e ndajnë Kosovën nga zgjedhjet e përgjthshme parlamentare, në skenën politike kanë nisur edhe “kalkulimet” për koalicione e bashkëpunime politike për qeverisjen e ardhshme.

Ka nisur gjithashtu edhe një “parafushatë” ku subjektet po shpalosin programet e tyre si oferta zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës po hyn në këto zgjedhje me synimin kryesor, postin e kryeministrit.

Madje, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa është shprehur se LDK-ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse Abdixhiku është kryeministër.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse Abdixhiku, pra kryetari i LDK-së do të jetë dhe udhëheqës, pra kryeministër i asaj qeverie”, është shprehur tutje Mustafa.

E në opinion, këto fjalë po interpretohen edhe si një “dëshirë” e LDK-së për koalicion me Vetëvendosjen me kusht që postin e kryeministrit ta marr Abdixhiku.

Por kështu nuk mendon analisti Nexhat Haziri. Për gazetën “Bota sot” Haziri tha se deklarata e zëdhënësit të LDK-së është në vazhdim të qëndrimeve që LDK i ka pasur prej kohësh për postin e kryeministrit.

Image

Nexhat Haziri

“Deklarata e zëdhënësit të LDK-së, z. Mustafa se LDK-ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm më z. Abdixhiku si kryeministër, është vazhdimësi e këtij qëndrimi tash e një kohë të LDK-së dhe nuk paraqet diçka të re në këtë drejtim. Tani edhe pse jo zyrtarisht, në Kosovë thuajse partitë kryesore në vend vetëm se kane filluar fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm dhe kjo deklaratë e z. Mustafa është në vazhdën e këtij procesi”, ka thënë Haziri.

Haziri potencon se kjo deklaratë lidhet me mundësinë e formimit të qeverisë së ardhshme nga opozita aktuale. Madje, sipas analistit një koalicion i LDK-së me LVV-në nuk do të ishte në favor të LDK-së.

“Por , ajo që unë shohë apo e lexojë në këtë deklaratë të tij dhe në përgjithësi në qëndrimin e LDK-së se kjo parti hynë në qeveri vetëm me Lumir Abdixhikun si kryeministër, ka të bëjë më shumë me mundësinë e formimit të qeverisë së ardhshme të Kosovës nga opozita se sa një mundësi që LDK-ja të hyjë në koalicion qeveritar me LVV-në, pasi edhe me z. Abdixhikun si kryeministër një koalicion i tillë nuk do të ishte i suksesshëm por as në favor të vet LDK-së për arsye që këto parti politike kanë dallime të mëdha ideologjike në mes tyre dhe po ashtu një të kaluar shumë kundërthënëse që nga ai tentim bashkëqeverisjeje si rezultat i zgjedhjeve të vitit 2019”, ka potencuar Haziri për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article