Ledi Vokshi për Linda Halimin: Dyshoj se është e martuar

11 months ago 46

Ledi Vokshi ka qenë banorja e radhës që u largua nga Big Brother VIP Kosova 2.

Këngëtarja e njohur ka lënë të premten përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Pas daljes nga shtëpia, ajo ka dhënë një intervistë të shkurtër për Prive, ku ka folur për banorët brenda.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksa u pyet për atë se kush nga konkurrentët mban të fshehta, Ledi nuk ngurroi duke thënë menjëherë emrin e Lindita Halimit.

Ajo u pyet se për çfarë saktësisht është fjalë, gjersa artistja theksoi se dyshon që Linda është e martuar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Dyshoj që është e martuar”, ka qenë deklarata e Ledit për artisten e njohur nga Vitia.

Megjithatë, pritet të shihet në vazhdim se si do të pritet kjo nga Halimi dhe se çfarë do të thotë në lidhje me këtë. /Telegrafi/

Read Entire Article