Ledion Liço përshkruan rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania 3, para finales së madhe

3 months ago 16
Reklamë

Ledion Liço ka bërë një pasqyrim të rrugëtimit të tij si prezantues i Big Brother VIP Albania 3, vetëm pak ditë para se të mbahet finalja e madhe e këtij formati, e cila është paralajmëruar të sjellë shumë surpriza dhe emocione të shtunën në mbrëmje.

Përmes një postimi në Instagram, Ledioni ka ndarë një video përmbledhëse e cila përmban disa nga momentet më gazmore dhe të paparashikueshme të tij gjatë prezantimit live të spektaklit.

Në këtë postim të veçantë, Ledion ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj të gjitha atyre njerëzve që e bëjnë këtë program aq të dashur dhe të ndjekur nga publiku.

Foto: Ledion Liço/Instagram

Ai nuk ka harruar të falënderojë ndjekësit për kritikat dhe urimet, dhe ka vënë theksin edhe te momentet virale në TikTok, ku është bërë qendër e meme-ve.

Në postimin e tij, Ledioni shkruan: Ka qënë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur. Ju falënderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve. Faleminderit @sarahoxhaaa për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit @lorihoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare!
Faleminderit, shihemi të shtunën, në Finale. /Telegrafi/

Read Entire Article