Lënë pas mëritë, bashkëpunim Ora-Lipa?

8 months ago 13
Reklamë
14:44 06/01/2024

Këngëtarja Rita Ora dëshiron një bashkëpunim me artistet e tjera si Bebe Rexha, Ava Max dhe Dua Lipa

Shpesh është kërkuar nga fansat që të bëhen bashkë Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max, por kjo ka qënë e pamundur për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Lipës dhe Orës. Kjo marrëdhënie, e cila është komentuar gjatë, jo vetëm në mediat shqiptare por edhe to të huaja.

Së fundmi, britanikja ‘The Sun’ e ka risjellë në vëmendje këtë marrëdhënie të dyshes dhe shkruan se Rita është gati të lërë pas përplasjet në distancë në të shkuarën dhe raportet e ftohta me Dua Lipën. Madje artistja e njohur është e gatshme të bëjë me të edhe një këngë.

Sipas “The Sun”, këngëtarja Rita Ora ka marrë në konsideratë një ide të hershme për të realizuar një bashkëpunim, jo vetëm me Lipën, por edhe me dy këngëtaret e tjera shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max.

E pyetur nëse ishin bërë ndonjëherë bashkë, ajo thotë: Po, me Ava Max dhe Bebe jam takuar. Ende jo aq shumë me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjitha do të bënim diçka së bashku. Vetëm për të përfaqësuar vendin tone.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article