Leonora Jakupi do ta ndjekë nga afër ndeshjen Shqipëri-Çeki, publikon fotografi nga stadiumi Air Albania

1 year ago 40

Shqipëria pritet të përballet sonte (e enjte) me Çekinë në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo mund t’i afrojë edhe më shumë kuqezinjtë me finalet e “Euro 2024”.

Në këtë natë madhështore për Shqipërinë do të ketë edhe shumë surpriza të tjera si paraqitja e Shkurte Fejzës, e cila do të këndojë live hitin e saj “Mora fjalë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ndeshjen nga afër ka shkuar për ta ndjekur edhe këngëtarja e njohur nga Kosova, Leonora Jakupi.

Ajo në llogarinë personale në Instagram, gjegjësisht në InstaStory, ka hedhur një imazh direkt nga stadiumi.

12 Tetori Kuqezi (Foto: Supersport)

E njëjta shfaqet me plis në kokë, siç edhe ishte paralajmëruar në çdo ulëse të tifozëve.

Shqipërisë i duhen vetëm edhe pesë pikë për të shkuar në Gjermani, e nëse fitojnë sonte ngelen vetëm dy – një shans i madh për të prekur finalen e Kampionatit Evropian, “Euro 2024”. /Telegrafi/

Read Entire Article